Aliu për rrugën Prishtinë-Gjilan: Do të ketë sanim gjithëpërfshirës për gropat dhe rrëshqitjen e dheut

by admin
Spread the love

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se më 31 mars kanë arritur marrëveshje me një kompani për mirëmbajtjen e plotë të rrugës Prishtinë-Gjilan.

“Segmenti është mirëmbajtur deri në Llabjan nga një kompani, tani kompania tjetër mirëmban pjesën tjetër. Përveç gropave në zonën e Liqenit të Badocit ka edhe rrëshqitje të dheut”.

“Tani do të kemi sanim gjithëpërfshirës, përfshirë gropat dhe dheun që rrëshqet”.

Aliu ka përmendur se do të ketë ndërhyrje edhe në urën që ndodhet te liqeni.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like