Ali Ahmeti prezanton Bujar Osmanin kandidat për president të BDI-së

by admin
Spread the love

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentaren janë shumë të rëndësishme në betejën kundër ndikimit të Rusisë, dhe për këtë shkak kanë vendosur që nga qytetarët të kërkojnë të qëndrojnë bashkë me ta dhe kërkesën e tyre që të ndryshohet kushtetuta dhe të zgjidhet presidenti dhe zëvendës presidenti i shtetit në Kuvend, përfshirjen e komunitetit bullgar dhe të tjerëve në kushtetutë dhe t’i themi jo Rusis dhe Po Europës.

“Ne nuk do të jemi pjesë e asnjë qeverie e cila nuk e ndryshon kushtetutën dhe do të dalim në opozitë për ti kuftuar dhe mposhtur këto kërcënime ekzistenciale për vendin tonë. Këto punë duan forcë partit të fuqishme dhe të vendosur”, deklaroi Ahmeti, raporton SHENJA.

Më tej Ahmeti prezantoi edhe kandidatin për presidente, Bujar Osmanin, duke thënë se ai e ka dëshmuar vente në skenën vendore dhe ndërkombëtare dhe ka ngadhënjyer në betejën kundër Rusisë.

“Me Bujarin po e nisim referendumin më të rëndësishëm të kohës dhe betejën e radhës për ta fituar besimin  tuaj që ta zgjedhim presidentin në kuvend me shumicë prej 2/3 për ta realizuar misionin tonë për president konsensual”, deklaroi më tej Ahmeti. /SHENJA/

MARKETING



You may also like