Aleanca për Shqiptarët demanton lajmet se ka përçarje brenda partisë

by admin
Spread the love

Aleanca për Shqiptarët ka demantuar lajmin e gazetës Veçer, të cilët kanë shkruar se kjo parti është në prag të përçarjes dhe se kryetari i tyre Arben Taravari së bashku me pesë deputetë tjerë do të dalin në opozitë, ndërsa Sela së bashku Elmi Azirin dhe Ilire Dautin do të mbesin në pushtet.

Nga ASH reagojnë duke thënë se ka vite që ka lajme për përcarje brenda ASH-së, por se koha ka dëshmuar se këto vetëm janë dëshira të dështuara.

“Çdo lajm i këtillë që thirret në burime anonime brenda ASH-së është thjeshtë fabrikim i qarqeve jashtë dhe kundër Aleancës për Shqiptarët. Ka vite që lexojmë lajme të këtilla për përçarje të ASH-së, por koha ka dëshmuar se ato janë vetëm dëshira të dështuara të atyre që ju pengon fuqia, uniteti dhe kozistenca jonë.

Vendimet dhe veprimet tona sillen në organet qendrore dhe në mënyrë transparente publikohen në kohë përmes funksionarëve dhe organeve zyrtare. Të gjitha vendimet, si edhe deri më tani do të jenë në të mirën e anëtarëve të ASH-së, shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve të vendit”, thuhet në reagimin e ASH-së, raporton SHENJA.

 

MARKETING



You may also like