Aldo Bumçi: Kjo është një ngjarje e rëndë që vendos në rrezik sigurinë e qytetarëve

by admin
Spread the love

Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, e cilësoi si një skandal shumë të rëndë publikimin e të dhënave të tjera sensitive të 637 mijë qytetarëve, ku përfshihen pagat, vendet e punës apo ID.

Bumçi akuzoi SPAK se nuk e hetoi rastin e parë të rrjedhjes së të dhënave, gjë që çoi në publikimin e databazës të re të pagave.

“Kjo është një ngjarje e rëndë që ve në rrezik sigurinë e qytetarëve. Thelbi është përdorimi i të dhënave i qindra mijëra qytetarëve për t’i vënë në presion. Vetëm kjo e dhënë duhet të anulonte zgjedhjet. Kjo gjë ndodhi zgjedhjet dhe përdorimi i të dhënave ishte një nga pjesët ku u dhunuan të dhënat e qytetarëve. Për ironi, SPAK-u pasi e la këtë çështje ajo u mbyll dhe nga Prokuroria Tiranë. Nëse kjo çështje do të ishte hetuar do të ndalonte dhe këtë rast të ri me të dhënat e pagave”, u shpreh Bumçi në Debat.

You may also like