Albertini: Milani ka një rritje konstante, meriton pozicionin që ka në renditje

by admin
Spread the love

Demetrio Albertini ka dhënë një intervistë për “Milan Tv”, ku ka komentuar sezonin e skuadrës kuqezi, që synon të fitojë titullin kampion:

“Milani është një skuadër e re. Rritja e kësaj skuadre ka qenë konstante dhe pozicioni që mban në renditje është më se i merituar. Nëse vitin e parë thuhej që skuadra mbante presion sepse nuk kishte publik, sezonin  e kaluar thuhej që Milani grumbulloi më shumë pikë se çfarë pritej. Tani nuk mund të thuhet asgjë, sepse skuadra meriton pozicionin që ka”, ka thënë ish-mesfushori kuqezi.

Albertini ka folur edhe për Paolo Maldinin, drejtorin teknik të kuqezinjve: “Ai ka kaluar shumë vite në dhomat e zhveshjes dhe i njeh shumë mirë të mirat dhe të metat e grupit. Paolo edhe kur ishte lojtar donte ti njihte të gjithë shokët dhe këtë sjellje e ka edhe si drejtues dhe merr maksimumin nga grupi”. / Oversport.tv

Foto: AC Milan Facebook

You may also like