Akuza të rënda ndaj kombëtares boshnjake: “Për të qenë pjesë e ekipit lojtarët paguajnë 20 mijë euro”

by admin
Spread the love

Menjëherë pas përfundimit të shortit të playoff-it, futbollistët e Bosnjë-Hercegovinës do të luajnë kundër Ukrainës në kualifikueset për Kampionatin Evropian 2024.

Kjo ka qenë arsyeja që portali sportiv ukrainas Sport.ua të merret më gjerësisht me skuadrën e trajnerit Sava Millosheviç. Dhe ata paraqitën një fakt tronditës, duke iu referuar gazetarit polak Pitor Slonka, i cili pretendon se futbollistët paguajnë për të performuar në kombëtare.

“Kam parë grupin që përfshinte Sllovakinë. Bosnje dhe Hercegovinën është një kombëtare shumë e dobët. Një nga lojtarët e tyre më tha se janë në një krizë të madhe. Në kombëtare luan normalisht vetëm Dzeko dhe të tjerët duhet të paguajnë 20 mijë euro e më shumë për të luajtur. Lojtarët mendojnë se nëse kanë paguar, nuk duhet të bëjnë asgjë tjetër” – pohon gazetari polak.

Këto janë akuza të rënda dhe mbetet për t’u parë nëse vërtetohen dhe si do të reagojë ndaj tyre Federata e Futbollit të Bosnjë-Hercegovinës.

Gjysmëfinalja mes Bosnje dhe Hercegovinës dhe Ukrainës do të luhet më 21 mars dhe Bosnja është mikpritësja. Izraeli dhe Islanda takohen në gjysmëfinalen e dytë të kësaj radhe të playoff-it.

Finalja do të luhet në fushën e fituesit të ndeshjes Bosnjë dhe Hercegovinë – Ukrainë dhe fituesi do të sigurojë një vend në Kampionatin Evropian./Lajmi.net/

You may also like