Akt terrorist i urdhëruar direkt nga Putini i vogël – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për arrestimin e tre zyrtarëve policorë nga policia serbe.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se e dënon këtë arrestim të policëve.

“Akt terrorist i urdhëruar direkt nga Putini i vogël. Ky është momenti kur grupi terrorist ushtarak serb rrëmben në territorin e Kosovës, në veri, tre policë shqiptarë që kryenin detyrën”.

“Dënoj me forcën më të madhe këtë akt terrorist, kriminal të falangave të Vuçiq dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë me forcën me të madhe këtë akt terrorist luftënxitës të ish-Millosheviqit të ri Aleksandër Vuçiq”, ka shkruar Berisha./Klankosova.tv

You may also like