Akademia bullgare: ”Gjuha maqedone nuk ekziston!”

by admin
Spread the love

Në Sofje dominon bindja se gjuha meqedonase nuk është gjuhë; Akademia Bullgare e Shkencave ka edhe konkluzione të moçme se gjuha maqedonase nuk ekziston dhe se është një “normë e shkruar rajonale” e gjuhës bullgare.

Akademia bullgare gjithmonë qëndron në pikat e pandryshuara, gjithonë pohon me plotë bindje e plot fakte se pozicioni i Maqedonisë së Veriut është i rremë!

Ky institucion gjithnjë sillet rreth një konstatimi, rreth një qëndrimi, duke theksuar e duke mbrojtur parimet e tyre se maqedonishtja ishte një dialekt i bullgarishtes, dhe dokumentet shoqëruese përmbajnë një seri kualifikimesh dhe fyerjesh për këtë gjuhë.

Akademia bullgare pranon se pozicioni i djeshëm, i sotëm dhe i ardhshëm është i drejtë, është i drejtpërdrejtë ndaj Kartës së Gjuhës Maqedonase të miratuar nga “Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve”.

You may also like