Ajsbergu më i madh në botë po shpërbëhet/ Krijohen shpella dhe harqe spektakolare, cili është i vetmi efekti pozitiv i shkrirjes

by admin
Spread the love

Erozioni po shpërbën ajsbergun më të madh në botë, i cili disa muaj më parë u emërua nga shkencëtarët si “A23a”.

Një anije e drejtuar nga kompania e ekspeditave “Eyos” mbërriti të dielën pranë “A23a” dhe gjeti shpella dhe harqe të mëdha në muret e saj të ngrira, sipas BBC.

“Ishte dramatike dhe e bukur për ta fotografuar, është jashtëzakonisht i madh. Në fakt mendoj se ne nuk mund ta imagjinojmë dot se sa i madh është, ne mund të dimë këtë gjë vetëm nga shkenca”,tha videografi i Eyos, Richard Sidey.

Ajsbergu po shpërbëhet nga ajri i ngrohtë dhe ujërat sipërfaqësore, ndërsa po largohet ngadalë nga Kontinenti i Bardhë.

Udhëheqësi i ekspeditës Ian Strachan tha për BBC News se “ne pamë valë, 3 ose 4 metra të larta, që përplaseshin në breg dhe krijonin kaskada akulli një gjendje konstante erozioni”.

Thuhet se ajsbergu u shkëput nga vija bregdetare e Antarktidës në vitin 1986, por vetëm kohët e fundit ka filluar të lëvizë masivisht.

Prej 30 vitesh ai kishte ngecur pranë detit Weddell, si një “ishull akulli” statik me një sipërfaqe rreth 4,000 km katrorë më shumë se dyfishi i madhësisë së Londrës.

Ndërveprimi i erërave, fronteve të oqeanit dhe vorbullave do të përcaktojë jetëgjatësinë e tij gjatë javëve në vijim, thanë ekspertët.

Fati i ajsbergëve është të copëtohen dhe të kthehen në ujë. Trashëgimia e tyre është jeta oqeanike që ata mbjellin duke hedhur lëndë ushqyese minerale. Nga planktoni deri te balenat e mëdha të gjithë përfitojnë nga efekti i shkrirjes së tyre.


Top Channel

You may also like