“Ajo nuk është artiste, nuk e duroj dot!”, vijon sherri mes Big Mamës dhe Antonelës

by admin
Spread the love

Pjesëmarrja e Big Mamës mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zemër Luana”, u mbush nga pyetjet provokuese. Big Mama ishte e përfshirë në një lojë ku përballë kishte këngëtaren Poni dhe secila do duhet t’u përgjigjej pyetjeve të cilat u ishin bërë më titujt e këngëve të tyre.

“S’e duroj”, bazuar në këtë këngë të Big Mamës, këngëtares iu drejtua ky dënim: “Na thuaj emrat e tre personazheve të njohur të shoëbiz-it që thjesht nuk i duron dot më!”

Ndonëse në fillim ngurroi dhe ktheu gotën e birrës si për të treguar se nuk do të përgjigjet, më pas këngëtarja përfundoi duke thënë emrin e Antonela Berishës. Ajo u shpreh se as artiste nuk e konsideron dot, pasi ofendon artistët e vërtetë.

“Artiste nuk është artiste. Atë që nuk e duroj dot e dinë krejt Shqiptaria, Antonelën nuk e duroj. Artistët ofendohen nëse unë e krahasoj atë me artistët real,”-shtoi Big Mama. Kujtojmë që sherri midis Antonela Berishës dhe Big Mamës daton që më herët, ku vajzat ishin konkurrente në “Big Brother Vip”.

You may also like