Ajax dhe Sporting e nisin me këmbën e duhur, fitore bindëse në sfidat hapëse

by admin
Spread the love

Ajax e nis në mënyrën më të mirë të mundshme këtë edicion të Champions League pasi ka mposhtur në shtëpi skocezët e Rangers me rezultatin e thellë 4-0. Holandezët zhvilluan një sfidë mjaft të mirë duke kaluar në avantazh pas 17 minutash lojë.

Është Edson Alvarez që zhbllokon shifrat e takimit, ndërsa Berghuis dyfishoi rezultatin në minutën e 32-të. Një minutë më vonë do të vinte edhe goli i tretë për Ajax, këtë herë nga Kudus.

Pokeri sakaq u vulos nga afrimi i merkatos së verës, Bergwijn 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Me fitore bindëse e ka nisur edhe Sportingu i Lisbonës në transfertë përballë Eintracht Frankfurt. Portugezët triumfuan me rezultatin 3-0 në një sfidë që u dominua kryesisht nga miqtë.

Të tre golat e këtij takimi u realizuan në pjesën e dytë, me Edwards që prishi ekuilibrat në minutën e 65-të. Më pas golat e Trincao dhe Santos vulosën rezultatin final të takimit duke i dhënë edhe tre pikët e para Sportingut. /oversport.tv

Foto: AFC Ajax, Twitter

You may also like