Agjenti i Werner udhëton në Itali, takohet me drejtuesit e tre ekipeve  

by admin
Spread the love

Një dështim prej 60 milionë eurosh! Kështu konsiderohet nga mediat angleze transferimi i Timo Werner te Chelsea. Sulmuesi gjerman nuk ka arritur t’i tregojë dot vlerat e tij në Londër dhe për rrjedhë, drejtuesit e Chelsea kanë vendosur që ta shesin lojtari në merkaton e verës.

Kështu, agjenti i lojtarit, Volker Struth ka bërë një “tour” për të takuar ekipet që janë të interesuara për lojtarin. Dhe në Itali janë tre ekipe të interesuara. Struth ka takuar fillimisht drejtuesit e Milanit për të pasur më shumë informacione se çfarë i ofrojnë kuqezinjtë për të ardhmen.

Ndërkohë që një tjetër klub i interesuar nga Serie A për Werner është edhe Juventusi. Në udhëtimin e tij në Itali, agjenti ka takuar edhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” që është në kërkim të alternativave për të zëvendësuar sulmuesin në largim, Paulo Dybala.

Takimet në Itali kanë përfunduar pasi Volker Struth takoi edhe drejtuesit e Atalantës. Këta të fundit mund të konsiderohen edhe si klubi që kanë më pak shanse për të afruar sulmuesin gjerman. E megjithatë, duke marrë parasysh se në Bergamo, Werner do të gjente më shumë hapësira, gjithçka mund të ndodhë. /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook

You may also like