Ademi: Opozitës i mungon guximi dhe i pengon suksesi i Qeverisë

by admin
Spread the love




Deputeti dhe kordinatori i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në një prononcim për media ka folur rreth bllokadës që po i bën opozita ndryshimeve ligjore që do të lehtësonin procedurat për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.

Siç raporton indeks.mk,  Ademi ka thënë se opozitës maqedonase i mungon guximi dhe ajo ka frikë që para qytetarëve të thotë se në mënyrë direkte është kundër ndërtimit të këtyre dy Korridoreve.

Ai ka shtuar se qytetarët vazhdimisht janë dëmtuar nga VMRO-DPMNE-ja dhe partia e Mickoskit po e bën përsëri të njëjtën gjë, me bllokimin e ligjit për realizimin e investimit siç Ademi thotë, projektit më të madhë infrastrukturorë të Qeverisë që nga pavarësimi.

Ademi thotë se VMRO-ja e bën me qëllim këtë sepse asaj i pengojnë sukseset e vazhdueshme të Qeverisë.

 


You may also like