Abuzime pafund, flet Meta: Dyshja Rama-Veliaj dhe ortakët e tyre do të marrin fund përgjithmonë

by admin
Spread the love

Ish-Presidenti Ilir Meta, shkruan në rrjete sociale se Partia e Lirisë, do të jetë faktor vendimtar në zgjedhjet e afërta vendore në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Meta thekson se arroganca dhe devijimet e projekteve urbanistike për llogari të ortakëve të dyshes Rama-Veliaj do të marrin fund përgjithmonë.

Statusi i Metës:

Partia e Lirisë do të jetë faktor vendimtar në zgjedhjet e afërta vendore në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Arroganca dhe “devijimet” e projekteve urbanistike për llogari të ortakëve të dyshes Rama-Veliaj do të marrin fund përgjithmonë.

Këshilli i Bashkisë do të nisë punën e tij me Komisionet Hetimore për të gjitha shkeljet ligjore dhe abuzimet e bëra gjatë “mbretërimit” monist të sektit të “Rilindjes”, këto vite”, shkruan ai.

You may also like