A ka lidhje me kartelin Sinaloa? Flet biznesmeni

by admin
Spread the love

Biznesmeni Luftar Hysa u është përgjigjur nga emisioni “Opinion” akuzave se ai dhe vëllezërit e tij kanë lidhje me kartelin Sinaloa në Meksikë.

Hysa mohoi çdo akuza që është bërë deri më tani nëpërmjet medias, duke thënë se në Meksikë dhe në shtete të tjera ka dhjetëra biznese të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre  sipas ligjeve të vendit ku operojnë.

Biznesmeni tha se lajmi në median meksikane është bërë nga kundërshtarët e tij. Luftar Hysa mohoi dhe se emri ti j është përfolur si i përfshirë në skandalin e Panama Papers.

A ju lidh ju gjë me kartelin e Sinaloas?

Pse duhet të vendosin ata dhe do ta shpjegoj me shumë qetësi. Histori e Meksikës është histori e bukur që për mua është histori suksesi. Nuk është hera e parë që sulmohem, por unë nuk nisem nga sulmet gazetës. Por duke lezuar atë dhe duke më parë mua këtu, nuk shkon, nuk shkon se një prerje e nj njeriu si unë, unë me fjalën e kasabasë nuk merrem. Do e shpjegoj pse. Ne merrmi me këtë etëm, nuk merren me temat e ditës. Është si puna e saj që në kohën e Enverit që tha do mbjellim pambuk, jo tha agronomi nuk mbillet, e morën atë e dhe e dënuan në qendër të fshatit. Një njeri nga Belçi të merret me kartelin e Sinaloas. Të kem takuar unë  El Mayo?  Të merrem unë me kartele? Unë bëj vetëm biznes të ligjshëm. Çfarë ndodh? Absolutisht jo. Të merresh nga Shqipëria se një kartelë do fus lekë, është një pikë në oqean. Ky sulm ndoshta ka filluar nga kjo studio. Këtu një gazetar më ka përmendur para tre vitesh. Gazetari tha në studio se karteli i Sinaloas është futur në  sherr me kartelin tjetër për shkak të  një shqiptari. Ti i the kush është ky e ai më përmendi mua. Kjo është fals, s’ka bazë. Në vitin 2010 u gjet një shqiptar Luftar Hysa nga Mamurrasi dhe kërkohej nga Interpoli dhe u lidh me emrin tim dhe në Meksikë u mor sikur kjo gjë kishte të bënte me mua. Ajo gazeta në atë kohë shkroi një artikull. Kush e bën? Kundërshtarët që janë të huajt. Para një viti e gjysmë u bë një denoncim në Meksikë dhe në botë denoncimet anonim nuk shkojnë para.

Emri juaj është përmendur dhe në Panama Papers?

Për herë të parë në Panama kamë qenë në vitin 2020, kemi parë mundësin për të hyrë në treg dhe unë aty s’kam patur një llogari bankare apo biznese. Për këto ka qenë një kompani tjetër e cila u lidh me kompaninë tonë, por që është mbyllur që në vitin 2006. Por njerëzit lexojnë në google.

You may also like