A gjeni dot manaferra në fshat? Bashkë me bajamet bëjnë mrekulli për fytyrën tuaj – Shqip

by admin
Spread the love

Pastrimi i rregullt i lëkurës me produktet e duhura është një kusht bazë për të qëndruar të shëndetshëm dhe rrezatues. Akoma më i rëndësishëm është konsumimi i ushqimeve që për shkak të përmbajtjes së lartë të lëndëve ushqyese do të ndihmojnë në hidratimin e lëkurës dhe rinovimin e qelizave të saj.

Nëse dëshironi të keni një lëkurë me shkëlqim dhe flokë të fortë, është e rëndësishme të merrni vitaminat e duhura. Vitamina A është një përbërës kyç në ndërtimin e kolagjenit dhe riparimin e indeve të lëkurës. Gjithashtu zvogëlon shenjat e diellit dhe rrudhat e imëta. Cilat janë ushqimet që do t’ju ndihmojnë ta mbani lëkurën tuaj të pastër?

Avokado – Avokadot përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës B. Niacina (B-3), e cila është thelbësore për ta mbajtur lëkurën të butë dhe për të luftuar acarimin.

Manaferrat – Vitamina C është gjithashtu thelbësore për shëndetin e lëkurës dhe manaferrat na ofrojnë sasitë e nevojshme të këtij super-përbërësi. Ndihmon në ndërtimin e indeve të kolagjenit dhe e mban lëkurën të re. Gjithashtu, antioksidantët që përmbajnë manaferrat luftojnë inflamacionin

Bajamet – Acidet yndyrore që përmbajnë bajamet e mbajnë të fortë membranën qelizore dhe largojnë toksinat. Në të njëjtën kohë, ato ruajnë nivelet e lagështisë në mënyrë që lëkura të mbetet e fortë.

Kosi – Një burim i shkëlqyer i proteinave, i cili e bën lëkurën më të fortë dhe më të qëndrueshme. Mund ta kombinoni lehtësisht me avokado, manaferra dhe bajame.

Speci – Specat jeshil, të verdhë, të kuq dhe portokalli kanë jo vetëm ngjyra të mrekullueshme, por edhe përmirësojnë pamjen e lëkurës poshtë syve. Karotenoidet (antioksidantët) që gjenden në speca parandalojnë shfaqjen e rrudhave dhe e bëjnë lëkurën të duket më e re.

You may also like