A e dini pse tërshëra quhet mëngjesi ideal? Nëse meraku juaj është kolesteroli, provojeni – Shqip

by admin
Spread the love

E keni pyetur ndonjëherë veten pse tërshëra është vlerësuar si mëngjesi ideal? Kjo për shkak se konsiderohet si një nga ushqimet më të mira për të ulur kolesterolin dhe për rrjedhojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Dhe e gjithë kjo falë përmbajtjes së lartë të fibrave.

Tërshëra është një burim i pasur me fibra të tretshme. Këta formojnë një xhel që ndihmon në largimin e kolesterolit nga trupi juaj, që do të thotë se më pak kolesterol përfundon në qarkullimin e gjakut. Konsumimi i fibrave të tretshme mund të ndihmojë në uljen e sasisë së kolesterolit “të keq” në gjak.

Sipas ekspertëve, duhet të hani 5 deri në 10 gramë fibra të tretshme në ditë dhe tërshëra është një nga burimet më të mira të kësaj fibre. Në të njëjtën kohë, falë përmbajtjes së lartë të fibrave, tërshëra ju mban të ngopur për një kohë të gjatë, duke parandaluar urinë.

You may also like