Komisioni vlerësues dhe përzgjedhës për përpilimin e listës së kandidatëve të paraqitur në konkursin publik, për vendin e lirë të punës: Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, ka mbajtur takim, në të cilin ka hapur aplikacionet e kandidatëve.
Kandidatët që kanë aplikuar brenda afatit kohor të përcaktuar me konkurs janë:
- Adriana Kutllovci
- Arben Berisha
- Bekim Hasani
- Burhan Lata
- Fadil Hoxha
- Fahredin Shehu
- Fisnik Derguti
- Fitore Miftari
- Gjergj Filipaj
- Hysen Hundozi
- Mehmet Kalisi
- Orhan Hajrizi
- Remzije Zeqiraj
- Shkumbin Ahmetxhekaj
- Valentina Saraçini
- Zenel Hajrizi
Komisioni do të verifikojë aplikacionet bazuar në kriteret e konkursit dhe brenda afateve të caktuara kohore, do të përpilojë listën finale dhe do t’i njoftojë kandidatët për datën, vendin dhe kohën e mbajtjes së testit me shkrim.