Ndeshja ndaj Romës, Inzaghi zbulon vendimin për Asllanin nga konferenca

by admin
Spread the love

Kristjan Asllani përgatitet për debutimin si titullar me fanellën e Interit.

Mesfushori i kombëtares do të jetë në fushë nga minuta e parë në ndeshjes së shtunës që zikaltërit luajnë ndaj Romës në shtëpi.

20-vjeçari që u transferua këtë sezon nga Empoli, do të ketë përgjegjësinë për të shpërndarë dhe organizuar lojën e Interit, teksa i duhet të zëvendësojë një lider të zikaltërve si Marcelo Brozovic që është i dëmtuar. Ishte vetë trajneri Simone Inzaghi që në konferencën e zakonshme para ndeshjes theksoi se shqiptari do të startojë nga minuta e parë, edhe për shkak të mungesës së Brozovic dhe dyshimit për Gagliardianin.

“Në repartin e mesfushës kam pak vështirësi sepse përveç Brozovic, edhe Gagliardini ka pak vështirësi dhe në dy ditët e fundit nuk është stërvitur. Nga minuta e parë do ta nisë Kristjan Asllani, teksa shpresoj që të paktën Gagliardinin ta kem në stol”, tha Inzaghi. Me tre disfata në pesë ndeshjet e fundit, ndeshja ndaj Romës konsiderohet tejet e rëndësishme për zikaltërit që nuk janë në nivelin e pritshmërive në këtë fillim të sezonit, madje në dyshim është vendosur edhe e ardhmja e trajnerit Inzaghi.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like