“50 mijë tonë drithë në 6 vende”/ Kryetari i Bashkimit Afrikan: Premtimi i Putinit për grurë falas nuk mjafton

by admin
Spread the love

Kryetari i Bashkimit Afrikan, Azali Assoumani ka deklaruar se oferta e Vladimir Putin për drithë falas në gjashtë vende afrikane gjatë muajve të ardhshëm nuk është e mjaftueshme, duke bërë thirrje për një armëpushim në Ukrainë për të rivendosur furnizimet me grurë. 

Në fjalimin përmbyllës të samitit Rusi-Afrikë që po zhvillohet aktualisht në Shën Petersburg, Assoumani tha gjithashtu se presidenti rus kishte treguar gatishmëri për të negociuar me Ukrainën dhe se “pala tjetër” duhet të bindet.

Komentet e kryesuesit të Bashkimit Afrikan vijnë menjëherë pasi presidenti Putin tha se ai shpresonte të “shmangte një krizë globale ushqimore” duke premtuar grurë “pa kosto” për disa vende afrikane.

Putin  tha se synon të dërgojë deri në 50,000 ton grurë në gjashtë vende: Burkina Faso, Zimbabve, Mali, Somali, Eritre dhe Republikën e Afrikës Qendrore. Nga këto gjashtë vende, të gjitha përveç një – Somalia – votuan kundër një rezolute të OKB-së që i bën thirrje Rusisë t’i japë fund pushtimit të saj në Ukrainë.

Por oferta e zotit Putin është vetëm 1% e sasisë totale që i nevojitet Afrikës.


Top Channel

You may also like