5.4 ton kokainë, operacioni më i madh policor në Itali! Arrestohen pesë persona

by admin
Spread the love

Policia e Palermos ka arrestuar pesë persona pas një përplasjeje që kanë pasur në një anije peshkimit me të cilën po udhëtonin.

Mbi 5.3 ton kokainë u kapën në bord. Ky është kapja më e rëndësishme e kryer ndonjëherë në të gjithë Italinë. Operacioni u krye nga komanda krahinore e Guardia di Finanza të Palermos, me përdorimin e mjeteve të shumta ajrore dhe detare të komandës operacionale aero-detare të Pratica di Mare dhe të departamentit operacional aero-detar të Palermos, në koordinim me hetuesit e njësisë së policisë ekonomiko-financiare të Palermos.

Në pranga janë vënë dy francezë, një tunis italian dhe një italian. Forcat e policisë zbuluan afrimin e varkës së peshkimit që mbante flamurin e Republikës së Palau (ishujt e Paqësori) i nisur nga bregdeti Kalabrian.

Gjatë natës është konstatuar se “anija mëmë” ka qenë e stacionuar në kufijtë e ujërave territoriale ku priste anijen e peshkimit, me gjasë për një trasport të paligjshëm. Në orët e para të së mërkurës, në kuvertën e “anijes mamë” u regjistruan operacione anormale, ku hodhën mallin në det dhe pasi u afrua varka e peshkimit, e rimori mallin sërish.

Policia ka bllokuar anijen e peshkimit e cila po kthehej në ujërat territoriale, ku në bord ndodhej e fshehur një dhomë e madhe me drogë.

Njësitë detare të Korpusit ndoqën anijen e cila ndërkohë po përpiqej pa sukses të kthehej në det në drejtim të Turqisë. Mjeti lundrues u shoqërua në portin e Porto Empedocle (Agrigento) ndërsa “anija mëmë”, me një ekuipazh prej 15 shtetas ukrainas, turq dhe azerbajxhanas, u shoqërua me mjete detare drejt portit të Palermos. Mbi 5.3 ton kokainë të destinuar për tregun italian ka vlerën mbi 850 milionë euro.


Top Channel

You may also like