“2 satelitë hapësinor për të evidentuar ndërtimet pa leje”, Vasili: Për të qeshur dhe për të qarë, Rama është në gjendje të shikojë dhe një kotec pulash jo më kullat në mes të Tiranës

by admin
Spread the love

Ditën e sotme kryeministri Rama tha se do të përdorin 2 satelit hapësinor për të evidentuar ndërtimet pa leje.

Deputeti i PL Petrit Vasili ka folur ditën e sotme në një emision televiziv për këtë çështje ku tha se kjo është për të qeshur dhe për të qarë.

Sipas vasalit Rama është në gjendje të shikojë dhe një kotec pulash jo më kullat nga 9, 10 e 11 kate në mes të Tiranës.

“Kjo është për të qeshur dhe për të qarë, kuptojmë si janë shtrirë kthetrat e mafies në pushtet. Për çfarë i duhen dronët kryeministrit? Dhe një kotec të vogël pulash është në gjendje ta shikojë. Kullat nga 9, 10 e 11 kate në mes të Tiranës nuk i shikon dot e i duhet satelit? Është një pengmarrje e kryeministrit për këtë çështje. Kemi të bëjmë me një mashtrues që përdor 2 standarde. Është egërsirë e madhe. Kur vjen puna për të tjerët shkel kushtetut e shkel ligj.”-tha Vasili.

You may also like