16 civilët e vdekur nga raketa ukrainase, u lëshua gabimisht në tregun e Kostiantynivka – Shqip

by admin
Spread the love

Sulmi me raketa më 6 Shtator në një treg në qytetin Kostjentinvka, në rajonin e Donetskut, i cili shkaktoi të paktën 16 të vdekur dhe plagosi 30 të tjerë, nuk u nis nga rusët, por gabimisht u lëshua nga Kievi.

Kështu raporton New York Times, e cila shkruan se provat e mbledhura dhe të analizuara, duke përfshirë fragmente raketash, imazhe satelitore, deklarata të dëshmitarëve dhe postime në mediat sociale, sugjerojnë fuqishëm se sulmi katastrofik ishte rezultat i një rakete të gabuar të mbrojtjes ajrore ukrainase të lëshuar nga një sistem Buk.

Fillimisht Presidenti Volodimir Zelenski akuzoi rusët për këtë sulm që shkaktoi viktima të civilët.

Gjithashtu sulmi u dënua nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antoni Blinken, i cili ndodhej për vizitë në Ukrainë.

Tv Klan

You may also like