124-vjetori i Lazio-s, Lotito: Derbi i fundit e konfirmoi, ne jemi skuadra më e mirë e kryeqytetit!

by admin
Spread the love

Presidenti i Lazio-s, Claudio Lotito, me rastin e 124-vjetorit të klubit, mbajti një fjalim, ndërsa u ndal në veçanti te derbi i fundit ndaj Roma-s, të cilin skuadra e tij e fitoi me rezultatin 1-0 dhe siguroi gjysmëfinalet e Kupë së Italisë.

Lotito theksoi se faktet, në veçanti kjo ndeshje e fundit vërteton se cila është skuadra më e mirë e kryeqytetit italian.

“Jemi mjaft të lumtur, po vijmë nga një ndeshje që përfaqëson konfirmimin e të qenit ekipi i parë në kryeqytet. Ne gjithmonë mundohemi të fitojmë me meritë, këtë ua them gjithmonë lojtarëve të mi. Ne po ndërtojmë një klub të fortë nga ana infrastrukturore dhe aspekti ekonomik”, deklaroi Lotito./ Super Sport


Top Channel

You may also like