100 gola me “demat”, Belotti hyn në historinë e Torinos

by admin
Spread the love

Me tregolëshin e shënuar në sfidën kundër Empolit, kapiteni i Torinos, Andrea Belotti është futur në historinë e klubit “granata”.

Sulmuesi u fut në lojë pak minuta para përfundimit të takimit dhe përmbysi sfidën kundër Empolit duke shënuar 3 herë. Belotti është ngjitur tashmë në koutën e 100 golave me fanellën e Torinos dhe merr vendin e dytë në renditjen e golashënuesve të skuadrës “granata”.

Një arritje historike për kapitenin e “demave”, që kalon në renditjen e golashënuesve të të gjitha kohërave Ciccio Grazianin dhe ndjek Paolo Pulicin, që kryeson këtë klasifikim të veçantë. / Oversport.tv

You may also like