Zyrtare: Tjetër përforcim për Laçin, vjen lojtari i kombëtares së Nigerisë

by admin
Spread the love

Ashtu edhe si pritej, Michael Babatunde është lojtari më i ri i Laçit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kurbinas me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Në të thuhej se Babatunde ka firmosur kontratën me Laçin dhe do të jetë pjesë e skuadrës në vazhdim. Babatunde më parë ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Nigerisë.

“Micheal Babatunde është zyrtarisht lojtar i skuadrës tonë, pas hedhjes së firmës mbi kontratë. Mesfushori me tipare sulmuese ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Nigerisë në të shkuarën. Ai ka pozuar sot me uniformën e re, të sezonit 2022-23”, shkruhej në postimin e Laçit. /oversport.tv

You may also like