RIAD – Zyrtarët perëndimorë dhe arabë diskutojnë krizën në Gazë

by admin
Spread the love

RIAD, 27 prill /ATSH-DPA/- Zyrtarë të lartë perëndimorë dhe arabë pritet të takohen javën e ardhshme në Riad për të diskutuar luftën disamujore në Rripin e Gazës në një forum ekonomik në Arabinë Saudite, sipas burimeve diplomatike.

“Ministrat e Jashtëm të Arabisë Saudite, Egjiptit, Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jordanisë do të takohen të hënën në Riad me homologët e tyre amerikanë, gjermanë, britanikë, francezë dhe italianë”, thanë burimet.

“Zyrtarët arabë, së bashku me një përfaqësues të Autoritetit Palestinez, do të takohen sot për të formuluar “qëndrimin e unifikuar arab” përpara takimit të së hënës”, thanë burimet në kushte anonimiteti.

Zyrtari palestinez nuk do të marrë pjesë në bisedimet me diplomatët e lartë perëndimorë.

Arabia Saudite do te zhvillojë një forum ekonomik ndërkombëtar në Riad të dielën dhe të hënën.

Bisedimet ndërkombëtare vijnë mes frikës së një ofensive të planifikuar izraelite në Rafah të Gazës dhe përpjekjeve të ripërtëritura për të ndërmjetësuar një marrëveshje të pengjeve dhe armëpushimi.

Negociatat që synojnë lirimin e pengjeve të mbajtura nga militantët në Rripin e Gazës dhe sigurimin e armëpushimit në territorin e shkatërruar palestinez janë bllokuar prej disa muajsh.

Por, përgatitjet e Izraelit për një ofensivë tokësore në shkallë të gjerë në Rafah – qyteti më jugor në Rripin e Gazës dhe bastioni i fundit i Hamasit në territor – thuhet se po ushtron presion mbi grupin. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like