ZYRTARE/ Shok skuadre me portierin shqiptar, ish-kapiteni i Liverpulit prezantohet te…

by admin
Spread the love

Ajaksi ka arritur marrëveshje me ish-kapiteni e Liverpulit, Xhordan, Henderson për transferimin e tij në Amsterdam si lojtar i lirë, teksa do të jetë kështu shok skuadra me portierin me origjinë shqiptare Diant Ramaj.

 

Mesfushori anglez ka luajtur për Al-Etifaq në gjashtë muajt e fundit, me të cilët ka shkëputur kontratën. Henderson që ka 81 paraqitje për kombëtaren angleze, ka luajtur më parë me Sunderlandin dhe Liverpulin. 

2

Mesfushori nënshkroi kontratë me Ajaksin për dy vjet e gjysmë, deri më 30 qershor 2026.  Anglezi do të mbajë veshur fanellën me numrin 6-të në klubin e ri. 

PANORAMASPORT.AL

You may also like