Zyrtare: Mohamed Salah rinovon kontratën me Liverpool

by admin
Spread the love

Mohamed Salah dhe Liverpool do të vazhdojnë “martesën” e tyre ende. Sulmuesi egjiptian ka rinovuar kontratën me klubin anglez.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Liverpool me anë të një komunikate në faqen zyrtare. Në të nuk specifikohej kohëzgjatja e kontratës duke thënë vetëm se kontrata është rinovuar në “terma afatgjatë”.

Megjithatë, fakt është se Liverpool nuk do të humbasë një tjetër yll pas largimit të Sadio Mane. Salah ka rinovuar kontratën pas pesë vitesh që veshë fanellën e Liverpool ku ka realizuar 156 gola në 254 ndeshje. /oversport.tv

Foto: Liverpool FC, Twitter

 

You may also like