MADRID – Mijëra protestues i kërkojnë Sanchez-it të qëndrojë në detyrë

by admin
Spread the love

MADRID, 27 prill /ATSH-ANSA/ – Më shumë se 10 000 njerëz demonstruan në Madrid në favor të mbajtjes së postit të kryeministrit Pedro Sánchez pas deklaratës së tij se do të jepte dorëheqjen pasi një grup i krahut të djathtë ngriti akuza kundër gruas së tij.

Gjatë demonstratës jashtë selisë së partisë socialiste PSOE të Sánchez-it, njerëzit bërtisnin slogane të tilla si “Pedro, mos u dorëzo”, “Sigurisht që ia vlen” dhe “Qëndro”, ndërsa valëvitnin flamuj të kuq dhe pankarta.

Prokuroria e Madridit ka kërkuar pushimin e hetimeve paraprake mbi akuzat për korrupsion kundër Zonjës së Parë, Begoña Gómez, njoftoi gazeta El País dhe media të tjera të enjten, duke cituar gjyqësorin.

Ndërkohë PSOE-së u mblodh në selinë e partisë dhe për herë të pare ndërsa takimi u transmetua publikisht. Përfaqësuesit kryesorë të partisë i bënë thirrje Sanchezit të mos jepte dorëheqjen.

“Demokracitë bëhen regresive kur mohohet legjitimiteti i rezultateve zgjedhore,” paralajmëroi zëvendësja e Sánchez, María Jesús Montero.

‘’Kjo është pikërisht ajo që e djathta dhe e djathta ekstreme po përpiqen të arrijnë me një strategji të hedhjes së baltës”, paralajmëroi Sanchez.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like