KROACI – Plenkoviç i gatshëm të formojë një koalicion me të djathtën ekstreme

by admin
Spread the love

ZAGREB, 9 maj /ATSH-DPA/ – Tre javë pas zgjedhjeve parlamentare në Kroaci, kryeministri Andrej Plenkoviç është gati të formojë një koalicion me të djathtën ekstreme dhe lëvizjen euroskeptike ”Atdheu”.

Partia konservatore HDZ e Plenkoviçit tha në median sociale se ”76 anëtarë të parlamentit 150 vendesh mbështesin formimin e një qeverie të re që përfshin lëvizjen Atdheu”.

Ishte rënë dakord që partneri i vogël i koalicionit të merrte tre ministri.

HDZ doli e para në zgjedhjet e 18 prillit, por nuk arriti një shumicë absolute, duke marrë vetëm 61 vende.

Kjo çoi në javë pasigurie politike dhe spekulime në rritje se Plenkoviç, kryeministër që nga viti 2016, ishte gati të punonte me lëvizjen ”Atdheu”, e cila fitoi 14 vende, për të siguruar një mandat të tretë.

Dy nga 14 ligjvënësit e lëvizjes refuzojnë të mbështesin një qeveri të udhëhequr nga HDZ.

HDZ, nga e cila Plenkoviç synon të marrë tre votat e mbetura, mbetet e hapur.

Tradicionalisht, megjithatë, ka gjithmonë anëtarë të parlamentit kroat nga partitë më të vogla që do të mbështesin shumicën qeverisëse.

Lëvizja ”Atdheu” ka tërhequr vëmendjen për retorikën e saj antiserbe.

Bastionet e saj ndodhen në rajonin lindor të Sllavonisë, i cili kufizohet me Serbinë dhe u prek rëndë gjatë luftës së Kroacisë për pavarësi nga ish-Jugosllavia në vitin 1991.

Sot, vetëm 4% e qytetarëve kroatë, janë serbë etnikë./  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like