BRAZIL – Mbi 100 të vdekur nga përmbytjet

by admin
Spread the love



BRAZILIA, 9 maj /ATSH-ANSA/ – Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha në Brazilin jugor është rritur në 107, sipas zyrtarëve të mbrojtjes civile në shtetin brazilian të Rio Grande do Sul.

”Të paktën 136 persona të tjerë u zhdukën dhe 374 u plagosën”, thanë autoritetet.

Përmbytjet detyruan më shumë se 230 000 njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe rreth 1,4 milionë njerëz ose më shumë u prekën në 425 qytete në të gjithë shtetin.

Forcat Ajrore Braziliane sollën 25 tonë ndihma humanitare në rajon, duke përfshirë ilaçe, impiante për trajtimin e ujit dhe ushqim.

“Puna vazhdon. Brazili është i bashkuar në përpjekjet e tij për të rindërtuar Rio Grande do Sol”, shkroi presidenti Luiz Inácio Lula da Silva në një postim në X

Mbrojtja Civile e Rio Grande do Sol ka lëshuar një paralajmërim për shi të dendur dhe erëra të forta me shpejtësi që tejkalojnë 90 kilometra në orë në pjesën më të madhe të shtetit./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: Shqiptarët e Greqisë, histori krenarie, qytetarie dhe suksesi


You may also like