Bylbyl Sokoli ia përplas Federatës Shqiptare: Të organizosh një kampionat me një shtet qe kreu krime ndaj shqiptarëve 

by admin
Spread the love

Ish selektori i kombëtares së Kosovës, Bylbyl Sokoli, aktualisht kryetrajner i Dinamos së Ferizajt, ka reaguar ashpër me zhvillimet e fundit. 

Sokoli është i habitur se si Federata e Futbollit Shqiptar me Federatën e Futbollit të Serbinë, kërkojnë së bashku organizimin e Kampionatit Evropian U21. 

Lajmi i fundit: FSHF dorëzon kandidaturën për organizimin e “EURO 2027” – U21 së bashku me federatën serbe”.

Sa është politikë largpamëse të organizosh një kampionat me një shtet qe kreu krime ndaj shqiptarëve, një shtet ku në çdo stadium shohim sllogane më morbide antishqiptare kurse shteti serb në çdo hap pengon sportistët shqiptar (të Kosovës) të promovohen në arenën ndërkombëtare…

Si mendoni, si do të marrin pjesë në këtë kampionat( U21) futbollistët shqiptarë nga Kosova Lugina e Preshevës Medvegjës dhe Bujanovcit si dhe  Maqedonisë Veriore.

Si do te ndihen tani futbollistët Ylber Ramadani, Berat Gjimshiti, Taulant Seferi, Jasir Hasani, Mirlind Daku, Ardian Ismajli, Etrit Berisha etj…???!!!

Mos shëroni komplekse inferioritetit duke tejkaluar krenarinë kombëtare, nuk tregoheni ma Evropian e më të emancipuar nëse injorohet realiteti ne rajon dhe historia e jonë.

Mos e provoni durimin shqiptar!!!”, ka reaguar Sokoli në profilin e tij në facebook.

You may also like