Superndeshje në Pejë, Besa në finale

by admin
Spread the love

Rahoveci e Besa Famgas kanë luajtur superndeshje të shtunën mbrëma në “Karagaçi”. Ndeshja ishte luftë e vërtetë sportive nga fillimi e deri në fund. Dhe në fund festoi Besa Famgas. Skuadra pejane fitoi me rezultatin e ngushtë 27:26.

Ndeshja u vendos vetëm në aksionet e fundit.
Besa në finale të Kupës, të dielën nga ora 17.15 takohet me Kastriotin.
Arbios Mushkolaj udhëhoqi Besën drejt fitores së madhe. Ai i shënoi tetë gola, duke përfshirë edhe golin vendimtar. Gjashtë gola i kishte Antonio Vozila, derisa me shumë pritje u dallua Mursel Mehmeti.
Te Rahoveci më i miri ishte portieri Arbër Curri.
Jeton Bislimi e Victor Alonso i kishin nga 5 gola.
Ndeshja u zhvillua në atmosferë të bukur në praninë e shumë shikuesve.

You may also like