FOKUS – Von der Leyen: Në krah të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tij drejt BE-së

by admin
Spread the love

SPLIT, 10 maj /ATSH-ANSA/ – Ne jemi fuqimisht në krah të Ballkanit Perëndimor në procesin e anëtarësimit në BE, deklaroi sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

”Është një proces që ka faza të ndryshme. Ka një aspekt të reformave që lidhet me sistemin gjyqësor, me shtetin e së dretjës dhe antikorrupsionin, por ka edhe një aspekt që lidhet me integrimin ekonomik dhe për këtë arsye ne kemi vendosur ta nxisim Ballkanin Perëndimor me një plan ad hoc rritjeje”, shtoi ajo.

”Ideja është që t’i japim një shtysë ekonomive të tyre duke i afruar ato me standardet e BE-së”, theksoi Von der Leyen, në kuadër të vizitës së saj në në Split, një ndalesë në turin e saj elektoral për zgjedhjet evropiane.

Në vizitën e saj, ajo u shoqërua nga kryeministri kroat Andrej Plenkoviç dhe më pas iu bashkua edhe kryeministrja e Bosnjes, Borjana Kristo.

Të tre bënë një shëtitje të gjatë në qendrën historike të Splitit, përpara se të uleshin me disa eurodeputetë dhe komisioneren Dubravla Suica në një nga kafenetë buzë detit, mes pamjeve të shumë shikuesve të pranishëm në një nga rrugët më të frekuentuara të qytetit dalmat./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like