​“Plagët janë ende të hapura”, vjen reagimi nga “Dardanët” për bashkëpunimin e FSHF me Serbinë për Euro 2027

by admin
Spread the love

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Serbia po kërkojnë ta organizojnë bashkë Kampionatin Evropian Euro 2027 për grupmoshat U21.

Bashkëpunimi i FSHF-së me institucionet serbe ka ngjallur reagime të shumta, ndër to edhe nga kryetari i tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha, raporton KosovaPress.

Në “Facebook” të tij personal, por në emër të “Dardanëve”, Berisha kërkoi që ky vendim të rishikohet nga FSHF, pasi që plagët janë ende të hapura dhe se Serbia është po ajo fashiste e vjetër.

“Plagët janë ende të hapura. Serbia është po ajo fashiste e vjetër. Çdo tentim i Shqipërisë për ta lënë të përgjysmuar Kosovën në aspektin e ndjenjave, është i padëshiruar për ne, Dardanët. Andaj, në emër të grupit, kërkojmë rishqyrtim të vendimit nga ana e autoriteteve të FSHF-së”, shkroi Berisha në “Facebook”.

You may also like