KIEV – Ukraina godet një aeroport ushtarak dhe 2 rafineri në Rusi

by admin
Spread the love



KIEV, 27 prill /ATSH-ANSA/ – Gjatë natës, shërbimet speciale ukrainase ‘’SBU’’ dhe ushtria sulmuan me dronë aeroportin ushtarak të Kushchevsk dhe dy rafineri të naftës në Ilya dhe Slavyansk, në rajonin rus të Krasnodarit.

Dronët ukrainas goditën objektet kryesore të rafinerisë. Pas sulmeve, zjarret shpërthyen në aeroport dhe rafineri dhe personeli u evakuua.

Më parë, në një shënim zyrtar ministria ruse e Mbrojtjes kishte deklaruar se 68 dronë ukrainas ishin kapur dhe rrëzuar gjatë natës: 66 mbi rajonin rus të Krasnodarit dhe dy në Krime.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakDerbi Tirana-Partizani, Policia publikon masat e sigurisë


You may also like