VIDEO/ Barazim dramatik me 6 gola, Le Havre shtyn kurorëzimin e PSG-së

by admin
Spread the love

Një barazim dramatik me plot 6 gola u regjistrua në duelin e mbrëmjes mes PSG-së dhe Le Havres. Miqtë me këtë rezultat arritën të shtyninin kurorëzimin e skuadrës së Luis Enrikes, që në rast triumfi do të shpallej zyrtarisht kampion i Ligës 1.  

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-2 për Le Havren, Operi dhe Ayew ishin autorët e golave për miqtë, ndërkohë që për PSG-në shënoi Barkola.  

Në pjesën e dytë u shënuan edhe 3 gola të tjerë. Ture fillimisht thelloi epërsinë ne 1-3, ndërkohë që Hakimi në minutën e 78-të, dhe Gonçalo Ramos në minutën e 90+5 shmangën disfatën në shtëpi. 

Me këtë barazim PSG u ngjit në kuotën e 70 pikëve, plot 12 më shumë se Monako, që do të luajë 4 ndeshje deri nga fundi i kampionatit. Vlen të theksohet fakti se në elitën e futbollit francez, në rast barazimi pikësh, kampione shpallet ajo skuadër që ka golavarazhin e përgjithshëm më të mirë.

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL 

You may also like