(VIDEO) Mickoski nis bisedimet për qeverinë e re, preferon VLEN-in, nuk e përjashton edhe BDI-në

by admin
Spread the love

Kryeministri Teknik Talat Xhaferi tha se çështja e përbërjes së qeverisë së re është çështje e organeve partiake dhe se varet nga rezultati i negociatave që subjektet politike do ti bëjnë. Xhaferi theksoi se ai është i fokusuar në obligimet që ka qeveria aktuale, deri në përbërjen e qeverisë së re.

TALAT XHAFERI, KRYEMINISTËR TEKNIK

Çështja e mandatit të ardhshëm është çështje e procedurave dhe e procesit të kalkulimeve dhe bisedimeve ndërpartiake, të subjekteve që kanë fituar mandate në kuvend. Unë jam I fokusuar në detyrat, obligimet që I ka qeveria për faktin që përbërja e kësaj qeverie funksionon deri në zgjedhjen e përbërjes së ardhëshme”.

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski mbrëmë në emisionin “Samo Vistina” duke iu referuar qeverisë së re ka deklaruar se bisedimet për koalicion qeveritar do t’i zhvillojnë me të gjitha partitë politike. Ai tha se nga struktura aktuale e BDI-së nuk pret ndryshim të qëndrimeve të tyre, mirëpo nuk përjashtoi bisedime edhe me ata.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

Bisedimet për koalicion do të zhvillohen në dy drejtime, ne duam të bisedojmë me të gjithë ata që janë pjesë e opozitës për politikat dhe vizionin që duhet të realizohet dhe do t’i japim një shans të gjithëve që ishin në opozitë. Nuk pres ndonjë ndryshim në qëndrimet e udhëheqësisë të BDI-së dhe se ata do të mbështesin këto politika që ne i promovojmë. Por ne do t’i japim të gjithëve një shans”.

Mickoski theksoi se shumë shpejtë do të fillojnë bisedimet për qeverinë e re.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like