Rey Manaj gjithmonë e më larg Sivasspor

by admin
Spread the love

Rey Manaj padiksutim është lojtari i sezonit te Sivasspor. Sulmuesi i kombëtares po zhvillon një sezon fantastik me skuadrën turke, duke qenë kështu lojtari më i mirë i momentit.

Falë paraqitjeve të tij të shkëlqyera në kampionatin turk, interesimet për të nuk mugojnë. Diçka të tillë e ka konfirmuar trajneri i Sivasspor, Bulent Uygun. Ky i fundit ka theksuar se për Manajn ka 2-3 oferta mjaft të mira, por primare janë fillimisht interesant e Sivasspor.

“Rey Manaj ka marrë oferta transferimi nga 2-3 skuadra. Menaxheri aktualisht është duke i vlerësuar ato. I rëndësishme këtu është interesi i Sivasspor. Është e gjitha për Sivasspor. Do të realizojmë projekte shumë të bukura për sezonin e ri. Nuk duhet të keni asnjë dyshim për këtë”, ka theksuar timonieri i turqve.

Kujtojmë se 27-vjeçari ka shënuar 22 gola mes kampionatit dhe Kupës, ndërsa ka dhënë edhe 2 asiste. Kështu ai garon me Mauro Icardin dhe Edin Dzeko për “Këpucën e Artë”.

You may also like