NJU JORK – OKB: Pushtimi i Rafahut do të ishte një katastrofë kolosale

by admin
Spread the love



NJU JORK, 10 maj /ATSH-ANSA/ – Sulmi tokësor izraelit në Rafah do të çonte në një katastrofë kolosale humanitare, deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

“Ne po angazhohemi aktivisht me të gjitha palët e interesuara për të rifilluar hyrjen e furnizimeve për shpëtimin e jetës, duke përfshirë karburantin e nevojshëm dëshpërimisht, përmes vendkalimeve Rafah dhe Kerem Shalom”, theksoi Guterres.

Për sa i përket sulmit në Rfah kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të mbrohet i vetëm, nëse është e nevojshme, pasi Uashingtoni kërcënoi se do të ndalojë dërgesat e armëve të tjera nëse trupat izraelite vazhdojnë të avancojnë në shkallë të gjerë në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Rafah.

”Nëse duhet të qëndrojmë vetëm, do të qëndrojmë vetëm”, tha Netanyahu në deklaratën e tij të parë publike pasi Shtëpia e Bardhë tha se do të kufizonte furnizimet me armë në rastin e një sulmi më të gjerë në Rafah./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: Gati këndi “Dua të Luaj” për fëmijët dhe të rinjtë e Lezhës


You may also like