Zverev zbulon gradën e dëmtimit/ Problemi më i rëndë nga sa parashikohej

by admin
Spread the love

Do të duhej të ishte një gjysmëfinale historike ajo në Roland Garros mes Rafael Nadal dhe Alexander Zverev. Të dy tenistët kishin treguar një formë të shkëlqyer gjatë turneut francez dhe diçka e tillë u pasqyrua edhe në përballjen mes tyre, mirëpo teksa luhej fundi i setit të dytë, gjermani pëson një dëmtim të frikshëm në kavilje.

25-vjeçari detyrohet të largohet nga fusha në karrigen me rrota, ndërsa rikthehet pas disa minutave falë ndihmës së patericave për të lajmëruar se nuk mund ta vazhdojë ndeshjen duke i “dhuruar” Rafës biletën e finales.

Së fundmi, Zverev ka zbuluar edhe gradën e dëmtimit në kavilje ndërsa problemet janë më të mëdha nga sa parashikoheshin pasi bëhet fjalë për disa ligamente të thyera në këmbën e djathtë.

“Përshëndetje të gjithëve, jam rrugës për në shtëpi. Pas disa kontrollove, duket se kam thyer disa ligamente në këmbën e djathtë. Kur të rikthehem në Gjermani do të bëj sërish disa ekzaminime dhe më pas do të vendosim se cila është mënyra më e shpejtë për t’u rikuperuar. Ju falenderoj për mesazhet mbështetëse, janë shumë të rëndësishme në këto momente ndërsa unë do të jem gjithnjë duke ju azhornuar mbi dëmtimin”, u shpreh Zverev./ Shqip


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like