KIEV – Stoltenberg: Rusia duhet të kuptojë se nuk mund të fitojë

by admin
Spread the love



KIEV, 29 prill /ATSH-ANSA/ – Moska duhet të kuptojë se nuk mund të fitojë dhe se Ukraina do të jetë anëtare e NATO-s kur të jetë koha e duhur, atëherë kur flamuri ukrainas do të valëvitet në selinë e Aleancës, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë shtypi nga Kievi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Samiti i NATO-s, që do të mbahet në Uashington në korrik, ishte mes çështjeve në takimin dypalësh midis Stoltenberg dhe Zelensky.

”Është e rëndësishme që dorëzimi i ndihmës ushtarake të jetë më i shpejtë. Ne presim zhvillime pozitive nga partnerët tanë. Sa më shpejt të dërgojmë ndihma ushtarake, aq më shumë do të jemi në gjendje të stabilizojmë Ukrainën”, theksoi ndërkohë presidenti Zelensky./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRita Ora, mbesa e regjisorit Besim Sahatçiu, promovon kinematografinë shqiptare


You may also like