(VIDEO) Në bllokun shqiptar “ziejnë” deklаratat politike për të hyrë në qeveri

by admin
Spread the love

Kryetari i Alternativës dhe njëherit edhe bartës liste në njësinë zgjedhore numër 2 nga VLEN, Afrim Gashi, ka folur sot për pjesëmarrjen eventuale pas 8 majit në Qeveri, pasi tani më në opinion po flitet hapur, madje edhe kreu i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski, tha se e dëshiron VLEN-in në qeveri. Gashi madje shkoi një hap më tej, ai tha se në qeverinë e re, do të udhëheqin disa dikastere në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

AFRIM GASHI, KRYETAR I ALTERNATIVËS

“Si konkurrentët e vetëm në kampusin politik shqiptar dhe sigurisht fitues të këtij blloku, jemi edhe përfaqësuesit e vetëm dhe legjitim të shqiptarëve në këto zgjedhje. Rrjedhimisht, kjo na detyron të përfaqësojmë shqiptarët edhe në qeverisjen e ardhshme, ku ndër të tjera do të menaxhojmë institucione të rëndësishme nga sektori i punëve të brendshme, të cilat janë përgjegjëse për sanksionimin e krimit dhe korrupsionit, për të luftuar fuqishëm dhe drejtpërdrejt kundër krimit dhe korrupsionit shumë shtresorë”.

Ndërkaq, nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, në lidhje me këtë çështje, deklaroi se Mickoski nuk vendos se kush do të jetë përfaqësues i shqiptarëve në qeveri, por këtë,  Osamani tha se do ta vendosë populli. Osmani tha se është e pandershme që para 8 majit të flitet se kush do të hyjë në qeveri, siç tha, ende pa e ndëgjuar vullnetin e popullit.

BUJAR OSMANI, NËNKRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Në ditët e ardhshme, secili politikanë që fletë për koaliciomine, bënë nënqmimin më të madh të mundshëm ndaj qytetarëve. Ne tash duhet të dalim me oferta tonat para njerëze dhe njerëzit duhet të votojnë dhe të shprehin vullnetin e tyre. Vullneti i tyre pastaj për neve është detyrim, për neve është amanet, bes dhe për neve është ligj. Kjo është qasja jon, ne fare nuk merrmi me qeverinë”.

Deklaratën e Mickoskit se pas zgjedhjeve parlamentare VMRO-DPMNE do të koalicionohet me VLENIN, Osmani e ka krahasuar atë në kohën e Jugosllavisë,  kur siç tha, “Beogradi vetë e ka zgjedhur  Rrahman Morinën të jetë përfaqësues i shqiptarëve nga Kosova”, ndërsa ky i fundit është qeshur me cinizëm.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like