Lautaro Martinez komenton sezonin fantastik të Interit: E merituam me punë, ja pse më quajnë ‘Demi’

by admin
Spread the love

“Një ditë e paharrueshme që e fituam me shumë punë falë një grupi të jashtëzakonshëm dhe tifozëve tanë të mrekullueshëm”. Ky është 22 Prill 2024 sipas Lautaro Martinez. Kapiteni i Interit prezantoi ndeshjen ndaj Torinos në televizionin e klubit dhe e nisur për veten:

“Që fëmijë kam përballuar çdo sfidë me synimin për t’u rritur, jam larguar nga shtëpia në moshën 15- 16 vjeç, duke ndjekur një ëndërr dhe hap pas hapi arrita shumë objektiva që i kisha dashur gjithmonë çdo fazë dhe çdo fillim ishte i çmuar: goli i parë për Rasing, i pari për kombëtaren, i pari për Interin… Që kur erdha në Milano kam gjetur njerëz që më mbështesin dhe që më ndihmua mua por edhe tifozët që na mbështetën kudo me të njëjtën forcë”.

DATAT – Datat e ngulitura në kokën e “Demit” zikaltër janë 2021 dhe 2023: “Janë ditëlindjet e fëmijëve të mi. Më ndryshuan jetën, u ndjeva sikur të kisha rilindur edhe unë. Dhe pastaj data e martesës sime… Agustina ka qenë gjithmonë pranë meje që nga dita e parë dhe më ka bërë më të mirë”. Në zemrën time është edhe fitorja e Botërorit me Argjentinën: “Një arsye krenarie, për familjen time, për vendin tonë”.

PASIONET – Pasi kujton se pjatat e tij të preferuara janë asado dhe pastel de papas, Lautaro tregon pasionet e tij në shkollë: “Kur isha i vogël më pëlqente të studioja matematikën dhe biologjinë, më pëlqenin numrat dhe gjithçka që lidhej me jetën. Futbolli ka qenë gjithmonë aty, që nga fillimet e mia. Idhulli ime ishte Radamel Falcao, një sulmues që më frymëzoi me mënyrën e tij të të jetuarit dhe të lojës kishte shumë fuqi dhe se ishte e vështirë që të ndalohej. ‘Toro’ (Demi) lindi prej andej”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like