Zuckerberg vjen me një tjetër deklaratë rreth “luftës” me Elon Musk

by admin
Spread the love

Themeluesi dhe CEO i Meta Platforms, Mark Zuckerberg thotë se është gati të përballet me themeluesin dhe pronarin e Twitter dhe të SpaceX, Elon Musk, në një garë fizike.

“Unë e dua këtë sport dhe kam qenë gati të luftoj që nga dita kur Elon më sfidoi. Nëse ai ndonjëherë bie dakord për një datë të vërtetë, do ta dëgjoni nga unë.”, tha ai në Threads.

Më pak se një javë më parë, themeluesi i Facebook tha se ishte gati atëherë dhe kishte sugjeruar një datë për ndeshjen.

“Unë jam gati sot. I sugjerova 26 gushtin kur ai më sfidoi për herë të parë, por ai nuk e ka konfirmuar…”, ka shkruar ai. “Unë e dua këtë sport dhe do të vazhdoj të konkurroj me njerëz që stërviten pavarësisht se çfarë ndodh këtu”.


Top Channel

You may also like