Arrigo Saki provokon Juven: Milan, merre ti Tiago Motën…

by admin
Spread the love

Arrigo Saki ka dashur që të ndërhyjë në dialogun që ka nisur lidhur me trajnerin e ri të Milanit, duke qenë se Stefano Pioli duket në finishin e aventurës kuqezi. Por për ish-trajnerin e “Djallit” pasardhësi i Piolit nuk duhet të jetë asnjë prej emrave që ata kanë në listë tashmë, si Tedesko, Konte, apo kushdo tjetër.

Kjo, sepse Arrigo zgjedh kandidatin që ka vënë në shënjestër edhe Juventusi, duke provokuar dhe ndezur pa dashje edhe sfidën:

“Unë nuk do të lodhem kurrë ta them se sukseset e një trajneri të madh varen nga mbështetja e një stafi drejtues të madh prapa. Por në rastin e Milanit, unë mendoj se trajneri ideal për ta, nëse do të ndahen nga Pioli, është Tiago Mota. Ai është i ri, me vizion, ata që duhen në futbollin modern”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like