ZRrE-ja nuk e ndryshon çmimin e ngrohjes në Gjakovë

by admin
Spread the love

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka aprovuar tarifat e energjisë termike për Ngrohtoren e Qytetit Gjakova për sezon e ngrohjes 2022/23.

Bordi ka vendosur që tarifat e kësaj ndërmarrjeje të mbesin të njëjta me ato të vitit të kaluar.

Tarifat e energjisë termike (Ngrohjes), si dhe të gjitha dokumentet përkatëse do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE-së www.ero-ks.org.

Në Mbledhjen e sotme, Bordi ka aprovuar kërkesën për lëshimin e autorizimit për projektin solar dhe pranimin ne kornizën e rregulluar të shoqërisë PRO ENERGY.

Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar dhe ka aprovuar 22 kërkesa të konsumatorëve për autorizim për vet-konsum nga të cilat 10 vijnë nga ndërmarrjet dhe 12 nga personat fizikë me gjithsej 569kW. /Klankosova.tv

You may also like