“Zonja e Qiellit” nxjerr muslimanët në protesta – Shqip

by admin
Spread the love

Rrjeti britanik i filmave Cineworld njoftoi sot se ka tërhequr filmin “Zonja e Qiellit” nga programi i shfaqjes në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të protestave të muslimanëve jashtë kinemave të tij.

Tema qendrore e këtij filmi është jeta e vajzës së Profetit Muhamed, Fatimas.

Më shumë se 119,000 njerëz nënshkruan një peticion në internet për të tërhequr filmin, duke e quajtur atë “mosrespektues” dhe “racist”.

Sipas The Guardian, muslimanët protestuan jashtë kinemave Cineworld, duke e quajtur filmin “blasfemues”.

“Për shkak të ngjarjeve të fundit në lidhje me shfaqjen e ‘Zonja e Qiellit’, ne kemi vendosur të anulojmë shfaqjet e ardhshme në të gjithë vendin, për sigurinë e ekipeve tona dhe klientëve tanë,” tha një zëdhënës i grupit, i cili ka kinema kryesisht në Britania dhe SHBA.

Filmi u shfaq në kinematë në Britani të premten e kaluar. Ajo është e para, sipas regjisorit, që merret me personalitetin e Fatimas, vajzës së Profetit Muhamed.

Producenti ekzekutiv Malik Slimbak i tha Guardian se kinematë “duhet të mbrojnë të drejtën për të shfaqur filma që njerëzit duan të shohin në vend që t’i nënshtrohen presionit”. /tesheshi.com/

You may also like