Zidane planifikon rikthimin, dëshiron menaxhimin e kësaj skuadre

by admin
Spread the love

Njeriu i cili bëri histori me Real Madridin, duke i fituar tri Liga të Kampionëve radhazi, mund të rikthehet së shpejti në aksion pasi aktualisht është i pa punë.

Zinedine Zidane ka hapur derën për një lëvizje te Paris Saint-Germain, sipas ‘Foot Mercato’.

Trajneri francez ka qenë kundër bashkimit me skuadrën e Ligue 1 që nga largimi i tij nga Real Madrid, por ai ka ndryshuar mendje dhe do të dëgjojë ofertat e tyre nëse ata zgjedhin të zëvendësojnë Mauricio Pochettino.

Ëndrra e Zidanes ka qenë të marrë drejtimin e Kombëtares së Francës, megjithatë kombëtarja franceze deri më tani nuk ka dhënë shenja për një largim të mundshëm të Didier Dechamps, pavarësisht faktit se Franca mori një eleminim ‘shokues’ të hershëm nga Zvicra në Evropianin që lam pas

You may also like